EUROPOL: N’Europë ka persona që munden me krye akte terroriste

Agjencia policore e Bashkimit Europian ka paralajmërue për mundësinë e sulmeve të reja të militantëve të Shtetit Islamik, simbas të gjitha gjasave në vendet që po luftojnë në Irak dhe Siri në kuadër të koalicionit të udhëhequn nga SHBA’të.

EUROPOL ka thanë përmes nji raporti me 2 Dhetor se në Europë ka të paktën disa dheta persona që kanë mundësi me krye sulme terroriste.

Raporti paralajmëron se sulmet gjatë dy vjeteve të fundit në Francë dhe Belgjikë kallxojnë se ekstremistët munden me planifikue në mënyrë efektive sulme komplekse. Aty thuhet se taktika e përdorimit të bombave të vendosuna në kerre mundet me u përdorë edhe në Europë.

EUROPOL, gjithashtu ka thanë se ka nji ndryshim edhe në caqe tue kalue nga sulmet ndaj personelit policor apo ushtarak në caqe të buta. Kjo sqarohet ma së miri simbas raportit me sulmin e vitit 2015 në Paris ku u sulmue nji klub nate dhe nji stadium futbolli.