Europol paralajmëron Europën për kërcënime ekstremiste

Numri i njerëzve të vramë nga sulmet e kryeme nga ekstremistët nëpër Europë, asht rrit shumë në vitin 2015 nga viti paraprak, ndërsa agjencia policore e Bashkimit Europian, Europol, po paralajmëron se grupi terrorist i Shtetit Islamik (ISIS) mund të vë theksin ma shumë n’operacione jashtë territoreve ku operon, mbasi aleanca ushtarake perëndimore asht tue e vanë atë nën presion në Siri dhe Irak.

Raporti i Europolit i publikuem sot pasqyron nji pikturë shqetësuese të nji BE’je nga kërcënimet e ekstremit islamik të cilat ka pak mundësi të zmbrapsen tash për tash, shkruen AP.

Europoli po ashtu paralajmëron se azilkërkuesit sirianë mund të jenë caku dhe mund të radikalizohen shpejt nga rekrutuesit e ISIS, përderisa nji gjeneratë e re e luftarëve asht tue u rrit në territoret e ISIS në Siri dhe Irak.

Raporti po ashtu paralajmëron se ISIS preferon sulmet kundër caqeve të buta sepse ato fusin në mendje ma shumë frigë n’opinionin publik.