Europol paralajmëron për sulme të mundshme të ISIS n’Europë

Europol paralajmëron për sulme të mundshme të tjera të ISIS’it n’Europë, me nji ndryshim të strategjisë së atentateve nga ana e grupit xhihadist.

“Vërrejmë zhvillime në mënyrën se qysh ISIS sulmon Europën”, deklaroi zavendësdrejtori i Policisë Europiane (Europol), Wil van Gemert.

“Asht e mundun që për atentatet e tij me përdorë instrumente apo modalitete të reja”, vahzdon Wil van Gemert.

“Për shembull, mund të përdorin kerre bombë, sikurse bante IRA”, thekson zavendësdrejtori i Europol’it.