Europol paralajmëron strategji ‘agresive’ ndaj ISIS

europol

Agjencia e Policisë së BE’s, Eurpol ka paralajmëru se sulmet e Brukselit, tregojnë se nji rrjet prej të paktën 5 mijë terroristëve të dyshuem asht ma e rrezikshme se ma parë.

Drejtori i Europolit, Rob Wainwright ka konfirmu lidhjen e sulmuesve të Brukselit me ato të Nandorit të vitit të kaluem që ndodhën në Paris.

Ai paralajmëroi strategji të re “agresive” ndaj Shtetit Islamik (ISIS).

Wainwright tha se nuk mund të flasim në publik në lidhje me identitetin e njeriut të parë në pamjet CCTV n’aeroportin e Brukselit të veshun me nji xhaketë të bardhë.

Ai tha se: “Na jemi ballafaqu me nji kercënim të rrezikshëm të sigurisë nga të ashtuquejtunit Shtet Islamik. Ata kercënuen jo vetëm Francën e Belgjikën, por nji numër të vendeve europiane në të njajtën kohë. Kjo sigurisht asht kercënimi ma serioz që kemi has gjatë nji dekade”.