Eurostat: 755 fëmi të pashoqnuem kërkuen azil në vendet e BE’s

eurostat.jpg

Eurostat bani me dije se vitin e kaluem, ma s’paku 755 të mitun nga Kosova kërkuen azil në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, 745 prej tyne në Hungari, 10 të tjerë në Slloveni.

Rreth 480 fëmi nga Shqipnia të pashoqnuem kërkuen azil në vendet e BE’s.

Në dokumentin e publikuem bahet me dije se numri më i naltë i tyne asht në Britaninë e Madhe, ku numri i azil-kërkuesve minorenë shqiptarë asht 455. Vende të tjera janë Luksemburgu me rreth 15, dhe Irlanda me 10.

Por kjo shifër mundet me qenë edhe ma e naltë mbasi që Eurostat publikoi veç shifrat për grupet e shtetasve që zane 3 vendet e para në tana vendet antare të BE’s, për nga numri i azilkërkuesve.

Numri total i fëmive të pashoqënuem asht 88.300.

Kjo shifër asht disa here ma e nalte se ajo e regjistrueme përgjatë viteve të shkueme.

Eurostat njofton se 91% e të mirtunve që kërkuen azil në 2015 ishin djem dhe vetëm 9% prej tyne ishin vajza. Prej tyne, 50.500 ishin të moshës 16-17 vjeѯare.

Rreth 51% e fëmive që aplikuen ishin nga Afganistani, tue shënue kështu edhe numrin ma të naltë për nga shtetesia. Mbas tyne vijnë sirianët me 16%, fëmitë nga shteti afrikan Eritra me 6%, irakenët me 5 %, etj.

Ndërkohë, shtetet që kanë prit ma shumë të mitun janë, Suedia me 35.300, Gjermania me 14.400, Hungaria me 8.800, Austria me 8.300, etj.