Eurostat: Qe sa kosovarë kerkuen azil n’Europë

66.885 asht numri i shtetasve kosovarëve që kanë kerku azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2015.

Informacioni që vjen nga raporti ma i fundit i Eurostat, ban me dije se 5% e emigrantëve në vitin që lamë mbas kanë ardh nga vendi ynë.

Eurostat në informacionet e publikueme, Kosovën e njeh me fusnotë, tue e vendos mbas Sirisë, Afganistanit dhe Irakut.

Kurse, Shqipnia renditet në vendin e pestë me 65.935 shtetas shqiptarë që kanë kërku azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2015.

Në dokument paraqitet gjithashtu edhe destinacioni ma i kerkuem nga shqiptarët që asht Gjermania, vend në të cilin ka pasë 53.805 kërkesa për azil.

Raportohet se në vitin 2015, ka pasë nji rekord sa i përket numrit total të kërkesave për azil, teksa shifrat i kanë kalu 1.2 milionë persona.