Eurovisioni ndalon flamurin e Kosovës. Qe cili flamur asht n’listë!

eurovizion

Flamuri i Kosovës asht rendit krah atij t’ISIS dhe të disa vendeve të tjera që nuk i njohin shumica e shteteve në botë, si i ndaluem për me u valëvitë në garën ma të madhe europiane të muzikës, “Eurovision”.

Kjo asht ba me dije në nji rregullore të këtij manifestimi të organizueme nga Unioni i Transmetuesve Europianë (EBU).

Mbasi asht ba me dije se cilët flamuj do të lejohen që të valëviten në publikun e sallës në Stokholm të Suedisë, ku sivjet do të mbahet festivali, rregullorja shkruen se mbrenda do të lejohen flamujt e 42 shteteve pjesëmarrëse dhe flamujt e vendeve të tjera që janë anëtarë t’Organizatës së Kombeve të Bashkueme.

Në listën e flamujve të ndaluem, i pari asht ai i Kosovës.

Rregullorja thotë: “Këta flamuj janë specifikisht të ndaluem për me u shfaqë në publik”.

 

lista