Eurovisioni: Shqipnia deshton prape! Duhet me ndihmue Kosova se….

Përfaqësuesja e Shqipnisë në Eurovision, Eneda Tarifa, nuk ka arrite me kalue në finalen e madhe të 14 Majit të Festivalit Europian të Muzikës, Eurosong, transmeton Rrokum.TV

Ky cilësohet nji dështim i madh i krejt ekipit te Televizionit Shqiptar, i cili vjet me radhe po deshton ne menyre flagrante ne kete festival.

eneida

Kështu, mbaron andrra e Enedës për me përfaqësue Shqipninë në finale, mbasi duket se edhe shqiptarët u treguen duershtrënguet, tue mos votue mjaftueshëm, që ajo me shkue në finale.

Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Serbia, Polonia, Izraeli, Lituania dhe Belgjika janë shtetet që kaluen në finale nga kjo mbramje.

Suksesi ma i madh i Shqipnisë vazhdon me mbetë ai kur Televizioni Shqiptar ja besoi ekipit prej Kosove, i udhehequn nga Florent Boshnjaku, me i perfaqesue.

Vetem sot, mbas deshtimive te nji mbas njishme te ekipeve muzikore te TVSH, shihet suksesi qe duket i paarritshem me mote per ekipet muzikore te Televizionit Shqiptar – pozita e pestë e Rona Nishliut me kangen e Florent Boshnjakut “Suus”, në vitin 2012. /Rrokum.TV/