Eurozona shenon rritje të naltë ekonomike

Mbas vitesh stanjacioni dhe papunësie, vendet e Eurozonës duket se po e rimarrin veten.

Rritja në bllokun e monedhës së përbashkët asht ma e naltë se në SHBA dhe Britani.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, politikanët europian shpresojnë që rritja ekonomike me frenue populizmin anti-BE që e ka shty Britaninë drejt daljes nga Bashkimi Europian.

Këtë pranverë, Franca ka nji President të ri dhe Europa ka shpejtue ritmin e rritjes ekonomike.

Rritja e Eurozonës ishte në nivelin 1.7% në tremujorin e parë të këtij viti, suficiti tregtar u dyfishe në muajin Mars dhe papunësia ka ra.

Po përmisohen ma shpejt ekonomitë e disa vendeve që vuejtën ma shumë gjatë krizës së borxhit të vitit 2008.

Portugalia shenoi rritjen ma të naltë në 10 vjet, me 2.8%, e pasueme nga Spanja.