Evakuohet aeroplani rus në Geneva, dyshohet për bombë

Aeroplani i kompanisë ruse “Aeroflot” asht evakuuae në aeroportin e Geneva’s.

Nji burrë asht arrestue mbasi që tha se në aeroplan ka bombë, ka njoftue zyra e Prokurorit Publik në Geneva.

Në njoftimin e “Aeroflotit” thuhet se bahej fjalë për aeroplanin e kësaj kompanie në linjën 2381 për Moskë dhe se udhëtarët janë transferue në aeroplan tjetër për në destinacionin final, raporton Reuters.

Zadhënësi i Prokurorit në Geneva ka thanë se personi i arrestuem asht rus, si dhe në aeroplanin gjendeshin 115 udhëtarë dhe anëtarët e bordit.