Evakuohet tanësisht edhe selia e Komisionit Europian

comisionieuropian

Selia e Komisionit Europain në Bruksel do të evakuohet tanësisht, mbas orës 16:00 simbas kohës lokale, raporton televizioni “VTM”.

Ndërtesa e KE’s, ku flamujt ma herët, gjatë ditës, janë ulë në gjysështizë, do të zbrazet tanësisht nga punëtorët në mënyrë që policia të mund të kryejë spastrim të plotë për me u siguru ndërtesa mbrenda raportimeve e televizionit belg.

Kjo vije si masë e sigurisë mbas sulmeve të njimbasnjishme që shpërthyen mengjesin e sotëm në kryeqytetin europian.