Evakuohet treni në Poloni mbas kërcënimit me bombë

Autoritetet në Poloni kanë ndalue mbramë nji tren që po udhëtonte nga Varshava për në Berlin, tue i evakuue udhëtarët mbas nji kërcënimi për bombë.

Treni ishte ndalue në stacionin Mogilno, në perëndim të Polonisë.

Udhëtarët u urdhnuen me dalë jashtë trenit dhe banorëve të ndërtesave aty pranë gjithashtu ju kërkue m’u largue nga zona për me lejue ekspertët e asgjësimit të bombës për me krye nji inspektim, raportojnë mediat.