Exit Pollet e para të CNN

gty_donald_trump_hillary_clinton_sk_150619_16x9_992

Elektorati amerikan në vitin 2016 doket i kënaqun me presidentin që ka, por nuk janë edhe aq të kënaqun me zgjedhjet që i kanë për me zavendësue atë, thonë exit pollet e hershme.

Në mbarë vendin, 54% e votuesve që shkonin në vendvotime thanë se janë të kënaqun me punën që po e ban Barack Obama, por vetëm rreth katër në 10 prej tyne thanë se kanë me qenë optimistë apo të emocionuem për presidencën në krye me Hillary Clinton apo Donald Trumpin.

Rreth 4 në 10 votues thanë se prioriteti i tyne kryesor në nji kandidat asht ai që mundet me sjellë ndryshime.

Shumica e të anketuemve kanë thanë se ekonomia asht çashtja e tyne ma e randësishme. Votuesit madje ishin edhe ma të ndamë në mes të Clintonit dhe Trumpit rreth asaj se cili kandidat ka me u marrë ma së miri me ekonominë.