Express thotë se gazetari Robelli asht denue për shpifje ndaj Pacollit. Robelli e mohon

Behgjet Pacolli ka fitue gjyqin ndaj gazetarit Enver Robellit në nji gjykatë zvicrane në Zurich. Politikani i njohun kosovar e kishte paditë Robellin për disa shkrime të tij në media.

Nji Gjykatë në Zurich të Zvicrës ka dënue për shpifje Enver Robellin, gazetar i “Koha Ditore” dhe “Tages-Anzeiger”.

Në bazë të vendimit të gjyqit, të siguruem nga Gazeta Express, Robelli asht gjobitë me 1500 franga zvicrane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për m’i pague shpenzimet e gjyqit.

Gazeta Express ka kontaktue gazetarin Robelli, por ai ka mohue se asht dënue nga Gjykata.

“Asht e pavërtetë. Asht thjesht nji manipulim dhe keqpërdorim të dhanash, asgja ma shumë”, tha ai të Hanën.

15126202-10153930649931479-36499460-o_1479745170-5640209 15139334-1289527474453505-1727212392-n_1479745721-4895244 15152457-10153930649951479-1470179476-o_1479745164-1556564

Më 4 mars 2015, Behgjet Pacolli kishte paralajmërue padi ndaj Robellit përmes nji postimi në Facebook. Presidenti i AKR’s kishte ba akuza të randa në adresë të gazetarit, tue e akuzue madje se i kishte kërkue 60 mijë euro për me ja shkrue biografinë.

“Ky njeri, pas intervistave pozitive që më ka bërë në Kohën Ditore më ka kërkuar 60 mijë euro, për të shkruar librin e jetës sime. Ka dhe dëshmitarë për këtë kërkesë e kjo daton nga atëherë kur unë hyja në politikë. Ja kam refuzuar kërkesën e tij, dhe prej atëherë ai vazhdimisht ka shpifur pa u lodhur duke denigruar figurën time, emrin tim, biznesin tim, partinë time. Kam heshtur shumë gjatë e tani nuk do ta duroj më. Intervistat dhe profilet që ky njeri më ka botuar në gazetën Koha Ditore pak kohë para se unë të hyja në politikë janë plot me vlerësime pozitive në adresën time.

“Vërtet më u shtjerr durimi. Unë këtë njeri nuk e duroj dot më. Prita se mos një ditë do të bënte shqyrtimin e ndërgjegjes së vet dhe do të ndalej, por nuk e bëri. Do ta përndjek gjyqësisht në të gjitha nivelet e drejtësisë, posa të kthehem në Kosovë nga kjo rrugë. Le të provojë shpifjet e veta para drejtësisë se unë paskam thënë se “Serbia është nëna e Kosovës”, ose “unë nuk isha Konzull nderi i Liberisë” e shumë denigrime e ofendime tjera”, kishte shkrue Pacolli.