Fabrika e prodhimit të paneleve solare hapet në Fushë Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë sot pjesë në përurimin e fabrikës së paneleve solare në Sllatinë të Fushë Kosovës, nji investim i përbashkët kosovaro-gjerman.
Tue përgëzue investitorët për punën e bame, kryetari Veseli tha se investitorët e tillë, janë shembulli ma i mirë se çfarë i duhet sot Kosovës.

“Neve na duhet me investue në “Greenfield Projekte”, të cilat kanë perspektivë, jo vetëm në Kosovë, por gjithashtu kanë potencial të jashtëzakonshëm për eksport”, tha Veseli.

Simbas tij, Kosova ka nevojë për investitorë që investojnë në energjinë e pastër.

Ai tha se të tilla investime kanë efekt të drejtpërdrejt në mbrojtjen e ambientit dhe zvogëlimin e nivelit të gaznave që vjen nga format tradicionale të prodhimit të energjisë.

“Askush ma shumë se sa na në Kosovë nuk e ka ndje efektin negativ të ndotjes nga format tradicionale të prodhimit të energjisë”, tha Veseli.