Fajon: Demarkacioni, mandej liberalizimi

Raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Europa e Lirë se i tanë procesi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës mvaret nga situata në Prishtinë dhe nga ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Fajon tha se “për Parlamentin Europian dhe institucionet e tjera europiane ratifikimi asht nji prej argumenteve kryesore që të ecet përpara“.

Ajo tha se, shpreson në nji rezultat pozitiv në Kuvendin e Kosovës, përndryshe “nëse gjanat përshkallëzohen ka me pasë vështirësi“.

Deklaratat e Fajon vijnë pak ditë përpara se Kuvendi i Kosovës ta diskutojë çashtjen e ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi, në nji sesion parlamentar të paralajmëruem për 1 Shtator, përmes kundërshtimeve të fuqishme të opozitës në vend.