Fajon kallxon se çka duhet me ba Kosova tash për liberalizimin e vizave

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në bisedë me Radion Europa e Lirë, mbas votimit në komitetin LIBE, tha se ka marrë mbështetjen për raportin dhe rekomandimet e saj për lëvizjen e lirë për Kosovën, por “nuk ka marrë nji mandat për fillimin e negociatave me Këshillin e BE’s për çashtjen e vizave për Kosovën”.

Tanja Fajon shprehi kënaqësinë që “ka marrë nji votë ma shumë për raportin e saj, por tha se tash krejt mvaret nga Kosova, kur ka me i përmbushë kriteret e përcaktueme për m’i hapë mundësinë me fute në votim në seancë plenare të Parlamentit Europian.

“Tash çdo gja asht në duert e Kosovës. LIBE i dha nji mbështetje me shumicën e votave raportit tim, rekomandimeve të mia, për lëvizjen pa viza të Kosovës. Kjo tash domethanë se unë kam me vendos kur me paraqite para seancës pleanare. Tue pa nji situatë si kjo në LIBE, ku shumica e kolegëve shprehën shqetësimet për përmbushjen e dy standardeve të mbetuna, ajo për Demarkacionin e kufinit dhe thellimi i luftës kundër korrupcionit, dhe prandaj standardet duhet të plotësohen përpara se me dërgue për votim në seancë plenare”, tha Fajon.