Fajon: Nese nuk ratifikohet Demarkacioni, humbe shansa për viza!

Raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Europa e Lirë se “nëse Kuvendi i Kosovës nuk e ban ratifikimin e marrëveshjes para pushimeve të verës, do të mund të rrezikojë votën në Parlamentin Europian dhe me shty gjithë procesin”.

Ajo tha se qeveria e Kosovës asht e vetëdijshme për obligimin e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, që do të mundësonte hapjen e procesit të liberalizimit të vizave.

Fajon, që mori vendimin për shtymjen e votimit në komitetin LIBE deri më 5 Shtator, në vend të 12 Korrikut, si ishte parapa, tha se përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme europiane janë të qartë se, “pa përmbushjen e kushtit për demarkacion, nuk mund të arrihet shumica e votave në Parlamentin Europian”.

Fajon u bani thirrje autoriteteve në Prishtinë që të përmbushin kushtet, përmes ratifikimit në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes së demarkacionit, “para pushimeve të verës”.