Fakte interesante, qysh Hitleri e humbi luftën dhe e shpalli Amerikën nji superfuqi…!

Ai i premtoi popullit gjerman nji Rajh 100-vjeçar. Dhe kur përfundoi së foluni, Adolf Hitleri kishte krijue me të vërtetë nji perandori.

Por jo nji gjermane, ashtu si kishte planifikue, por amerikane.

I ishte dasht vetëm nji orë e gjysë – për kaq gjatë, Adolf Hitleri i ishte drejtue Rajhtagut me 11 Dhetor 1941.

87 minuta që kishin me ndryshue botën pergjithmonë.

Fyhreri qendron në podium, me zanin e qetë dhe të matun.

Nji heshtje vdekjeje ka ra në sallën e mbushun plot, teksa njerëzit ndigjojnë me vëmendje, çdo fjalë që ai nxjerr nga goja.

Së pari, Hitleri u jep pjesëtarëve nji informacion mbi luftën kundër Britanisë së Madhe.
Më pas, ai e përshkruen veten si mbrojtësin e Europës kundër Bashkimit Sovjetik.

Por mbas kësaj, fjalimi zhvendoset te Amerika.

Forca dhe intensiteti i fjalimit rriten. Zani bahet ma i naltë, ma agresiv.

Ai e quen presidentin e SHBA’s të çmendun, teksa shpjegon se si “asht qellimi i çifutëve dhe Frenklin Rusveltit të tyne, që me shkatërrue njanin vend mbas tjetrit”.

Thirrje miratimi jehojnë nepër të gjithë Rajhtagun.

Dhe pastaj – mes duartrokitjeve të papërmbajtuna – i vetëshpalluni komandanti ma i madh në histori, vulos fatin e tij me nji fjali të vetme:

Për me lexue artikullin e plotë, klikoni KËTU.