Fakte të reja për Demarkacionin

Banorë të komunës së Deçanit kanë ofrue dokumente të reja që doket se kallxojnë se Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi asht i gabuem, në këtë formë siç asht tash.

“Kemi flet-tatim që e kemi pague nga pylltarët e Pejës në vitin 1982”, thotë Hysen Balaj, banor i fshatit Strellc, derisa shpalos dokumente të shumta, për të cilat thotë se malazezët nuk munden me i pasë, njofton Klan Kosova.

“Vetëm nji dokument ta kallxojnë malazezët që ndonjiherë e kanë menaxhue këtë pjesë, na atëherë pajtohemi”, pohon ai.

Edhe banorë të tjerë të asaj ane kanë po të njajtat dëshmi.

Ndërsa, prej se asht nënshkrue Demarkacioni mes Kosovës e Malit të Zi, ata kallxojnë se nuk po munden ma me i ndërtue stanet të reja e as me i rinovue të vjetrat.