Falen gjaknat mes dy familjeve në Deçan, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj

Familjet Dukaj dhe Tolaj nga Drenoci i Deçanit ia falën gjakun e bijve Valon Dukaj dhe Agim Tolaj, familjes Gjikolli nga Peja.

Ngjarja e randë kishte ndodh në nji aksident trafiku, me 31 Kallnor në Pejë.

I pranishëm në këtë akt burrnie ishte lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe zavendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Të falësh është burrëri, është trimëri! Burrëri e trimëri pashë sot te familjet Dukaj e Tolaj nga Drenoci i Deçanit, që ia shtrinë dorën e pajtimit familjes Gjikolli nga Peja”, shkruejti Haradinaj në Facebook.

 

decan1