Familja e Astrit Deharit dhe Dardan Molliqaj ju drejtohen opinionit

Familja e aktivistit tashma të ndjerë Asrtrit Dehari ka me ju drejtue sot mediave mbas shumë deklarimeve rreth vdekjes së djalit të tyne.

Familja Dehari ka vendosë që me ju drejtue opinionit mbas rreth nji jave që kur biri i tyne ka ndërrue jetë.

Të pranishëm në konferencën për media, e cila asht lajmërue që ka me u mbajtë në orën 16:30 kanë me qenë edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi.

Konferenca ka me u mbajtë te restorant “Vila Panorama”, në Zllatar të Prishtinës.