Familja e Nehat Thaçit: “Na kanë thanë se Nehati asht mirë”

Me datën 29 Shtator, e Ejte e muejit të kaluem, asht arrestue Drejtori i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Arrestimi i tij ashtë ba pikërisht në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë te ‘Dheu i Bardhë’, nën dyshimin për terrorizëm. Konfirmimin e arrestimit e kishte ba edhe Policia e Kosovës, të cilët kishin theksue se në atë kohë, në orët e vona të natës, Nehat Thaçi ishte jashtë detyrës zyrtare.

Ndërsa, policia serbe kishte konfirmue arrestimin e tij tue theksue se për Thaçin egzistonte nji fletëarrest i lëshuem kohë ma parë. Mbas ndalimit policor prej 48 orëve, Thaçit iu shqiptue masa e paraburgimit për 31 ditë në burgun e Beogradit, transmeton Indeksonline. Motra e Drejtorit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit ka folë shkurtë për Indeksonline tue theksue se ai asht mirë.

“Përmes ambasadës kemi kuptue se asht mirë, këtë të Premte e kemi marrë vesh këtë gja, mbasi as na nuk kemi tjera informata”, ka thanë motra e tij. Gjithashtu, simbas saj, familjarët nuk e dinë se “çfarë saktësisht ka me ndodhë me të”.

“Për gjithçka ju kisha lutë që të drejtoheni dhe të pyesni Qeverinë e Kosovës”, ka thanë ajo. “Na nuk kemi dashtë dhe nuk duem të folim, pra ju lutemi të gjithëve që të na kurseni nga pyetjet”, ka përfundue shkurt motra e Thaçit.