Familja Obama n’Kubë. Presidenti i parë amerikan mbas 9 dekadash!

Presidenti, Zona e parë, vajzat Sasha dhe Malia, si dhe mamaja e Michelle Obamas, Marian Robinson, mbërritën në Kubë.

Kur Air Force One u largu nga baza e Andrews Air Force, në Havanë shpërthyen disa protesta lidhun me mosrespektimin e të drejtave të njeriut nga ana e Kubës.

Udhëtimi do të “thellojë” marrëdhaniet mes Amerikës dhe qeverisë komuniste që ka histori të shumta me shkeljen e të drejtave të njeriut.

Obama do të jetë presidenti i par amerikan që e viziton Kubën gjatë 88 viteve të fundit.

Presidenti do të takohet me diktatorin kuban Raul Castro, ashtu sikurse edhe me disidentët ndaj qeverisë autoritare.

Ai do të japë nji fjalim në teatrin Kombëtar të Havanas por nuk do të kursejë ndonji kritikë.

Fillimisht familja do të bajë nji shëtitje në pjesën e vjetër të Havanës dhe do të ndjekë nji ndeshje bejsbolli mes Tampa Bay Rays dhe skuadrës së Kubës.