Familjarët e shqetësuem për të burgosunit e ‘Kumanoves’: Kjo asht thirrja për institucionet e Kosovës!

Këshilli familjarë për rastin Kumanova ka shpreh shqetësimin e tyne për vendimet e institucioneve të drejtësisë maqedonase e që simbas tyne kanë të bajnë me transferimin e të burgosunve nga nji burg në tjetrin pa ndonji paralajmërim.
 Sikur bajnë të ditun ata, më shqetësues asht fakti se disa të burgosunve u asht lejue vizita në burgjet ku janë transferue nga avokatët, e disa të tjerëve jo!

Me këtë situatë, këshilli familjarë u ka ba apel ministrisë së drejtësisë dhe ministrisë së mbrendshme të Maqedonisë që me shikue ma afër këtë rast.

 

Ky asht reagimi i tyne i plotë:

 

Te shqetesuar tej mase me vendimet misterioze e deri diku edhe absurde te institucioneve te drejtesise se Maqedonise per transferimin e te paraburgosurve  nga nje burg ne tjetrin pa paralajmeruar te burgosurit e madje as avokatet e tyre!   

Behet e ditur se ky transfer ka ndodhur dje, te burgosurit po ktheheshin nga seanca e radhes e mbajtur ne Gjykaten e Shkupit, por destinacioni i kthimit te burgosurve ishte tjeter!!!

Sot na shqeteson fakti edhe me teper, pse disa te burgosurve u eshte leju vizita ne burgjet ku jane transferuar nga avokatet e disa te tjereve jo!  Kerkojme nga ministria e drejtesise dhe ajo e brendshme e Maqedonise  te vezhgoje nga afer këtë rast, per te pare se cili eshte qellimi i ketij transferimi,  si dhe a jane duke u respektuar te drejtat e te burgosurve!

Ne si familjare jemi te shqetesuar per shendetin e tyre fizik dhe mendor, sepse ndaj djemve tane nga dita e pare e deri me sot eshte ushtruar lloj-lloj torture!

Kerkojme edhe nga Ambasada e Kosoves t’i vizitoje qytetaret e saj, sepse ky eshte obligim kushtetues e njerezor, edhe pse perkushtimi i saj lë për të dëshiruar, duke marr parasysh mungesat e saj te shpeshta edhe neper seanca gjygjesore te rastit te Kumanoves!

Bëjmë apel edhe te organizatat nderkombetare qe veprojne ne Maqedoni si dhe te avokati i popullit, te shtrijnë autoritetin dhe te kryejne pergjegjesite e veta ndaj njerezve qe u shkilen te drejtat themelore!