Familjarët e të masakruemve në Rezallë kanë ba kallxim penal ndaj Serbisë

Familjarët e të masakruemve të Rezallës së Skenderajt pritet që sot përmes avokatit Arianit Koci me dorëzue kallximin penal në Prokurorinë Speciale ndaj ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë të asaj kohe.

Avokati Koci ka konfirmue për “Indeksonline” se sot në orën 11:00, pritet me u dorëzue në Prokurori padia e iniciueme nga disa familjarë.

Ndryshe, para 16 viteve forcat e Serbisë kryen masakër mbi popullatën civile në Rezallë të Skenderajt, ku u vranë rreth 100 persona.

Familjarët disa herë kanë përsëritë se, kjo asht nji dëshmi se bashkësia ndërkombëtare asht dashtë me ba Gjykatë Speciale për Serbinë dhe jo për Kosovën.