Familjarët e të zhdukunve duen me qenë pjesë e delegacionit në Bruksel, s’ju besojnë pushtetarëve

Familjarët e të pagjetunve kërkojnë nga institucionet e Kosovës që me qenë pjesë e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë, në Bruksel. Ata kërkojnë që në kuadër të këtij delegacioni me qenë dy anëtarë nga shoqatat e familjarëve të të pagjetunve.

Ata thonë se kanë humbë besimin te përfaqësuesit e shtetit për me i sjellë trupat e të afërmeve të tyne nga Serbia.

Simbas tyne institucionet e shtetit dështuen për 17 vjet që të bajnë presion për me zbardhë fatin e të pagjetunve, shkruen sot Gazeta “Zëri”.

Për këtë arsye, familjarët e shohin pjesëmarrjen e dy prindëve në delegacion si nji shpresë që të adresohet siç duhet rasti i të pagjetunve në Bruksel.

Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nanave” ka thanë se asht koha e fundit që fati i të pagjetunve të bisedohet në Bruksel.

“Tutem se familjarët kanë me vdekë tue shpresue që me ju sjellë trupat e të afërmeve të tyne”.