Familjarët shkojnë në Serbi për me marrë Nehat Thaçin

Mbas lajmit për lirimin e nënkolonelit Nehat Thaçi nga paraburgimi në Serbi, familjarët e tij tashma janë tue udhëtue për në Beograd për me sjellë policin në Kosovë.

Burime të Gazetës Express, kanë ba me dije se tashma motra e Thaçit asht tue shkue për me marrë vëllaun e liruem nga paraburgimi. Të njajtit sot gjatë orëve të mbramjes pritet me mbërri në Kosovë.

Ndërkohë, sot ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, e ka konfirmue për Gazetën se Nehat Thaçi asht lirue nga burgu.