Familjet e viktimave të 11 Shtatorit kanë leje me i paditë sauditët

 

Senati amerikan aprovon projektligjin që lejon padi ndaj qeverisë saudite

Senati amerikan ka miratue legjislativin qe lejon familjet e viktimave te 11 Shtatorit me ngre padi kunder qeverise saudite.

Arabia Saudite mohon cdo perfshimje ne sulmet e vitit 2001 ne Qendren Botnore Tregtare dhe ne Pentagon, e gjithashtu ka kecenue me i terheke biliona dollare nga Shtetet e Bashkueme.

Ky projektligj asht shtye nga evidenca te papublikueme qe zyrtare te qeverise saudite dhe qytetare tjere saudit qe jetojne ne SHBA kane pase gisht ne kete komplot terrorist. Sidoqofte, komisioni i 11 Shtatorit nuk ka gjete ‘asnji evidence qe qeveria, ndonji institucion apo zyrtare saudite qe kane themelue individualisht’ Al Qaeda ose komplotuesit e 11 Shtatorit.

 

Administrata e Obama’s vrullshem e ka kundershtue kete projektligj dhe Presidenti thote se ka me i vnue veto ketij legjislativi.