Faqe e re mes Turqisë e Rusisë hapet sot me takimin Erdogan-Putin!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin pritet me u takue sot për herë të parë prejse marrëdhaniet në mes të dy shteteve janë përkeqësue mbas incidentit të vitit të kaluem kur nji aeroplan rus u rrxue nga ushtria turke.

Para takimit të sotëm në Shën Petersburg, Erdogani ka thanë se ai deshiron rinisjen e marrëdhanieve me Rusinë nga nji kand i ri dhe rifillimin e bashkëpunimit në disa sektore.

“Nji faqe e re do të hapet në lidhjet ruso-turke. Kjo faqe e re do të përfshijë ushtrinë, ekonominë dhe bashkëpunimin kulturor”, tha Erdogan gjatë intervistes për agjencinë ruse të lajmeve, Tass.

Lidhjet bilaterale janë përkeqësue kur Turqia e rrxoi nji aeroplan luftarak rus në kufinin e Sirisë, Nandorin e vitit të kaluem.

Rusia më pas kishte vendos sanksione ndaj Turqisë tue u ndalue rusëve me shkue edhe për turizëm në Turqi.

Ky takim mbahet derisa Turqia ka marrëdhanie të tendosuna me perëndimit mbas deshtimit të nji grusht shteti gjatë të cilit në Turqi u vranë 230 persona.

Turqia e akuzon perëndimin se tregohet ma e shqetësueme rreth shtypjes së grusht shtetit se sa vet për puçin kundër regjimit të Erdoganit.