Faruk Sehic merr çmimin “Ramiz Kelmendi” ne FLO 2016

faruk-sehic-flo2016

Festivali i Letersise n’Orllan, tashma i njoftun me shkurtesen FLO, çdo vit ndan çmimin – “Ramiz Kelmendi” – çmimin qe mban emnin e shkrimtarit dhe bardit te gazetarise kosovare, themelue qysh n’edicionin e dyte me 2012.

Kete vit, FLO ja ndane kete çmim shkrimtarit ma te mire te gjenerates se tij ne Ballkan, Faruk Sehic.

Zoti Sehic asht poet, tregimtar, novelist dhe veteran i luftes ne luften e fundit ne Bosne. Jeton ne Sarajeve dhe punon si kolumnist dhe gazetar.

Permbledhja e tij me tregime te shkurta “Pod pritiskom” (“Nen presion”), ka marr shperblimin “Zoro Verlag Prize”.

Libri i tij “Knjiga o Uni”, asht shperblye me çmimin ma te madh per letersi “Mesa Selimovic”, si novela ma e suksesshme e botueme ne Serbi, Bosne e Hercegovine, Mal te Zi dhe Kroaci, ne vitin 2013.