Fatmir Limaj folë për herë të parë për pengesat qe i ka ba Serbia për ‘Rrugën e Kombit’

Limaj: Atë çka nuk ja lejoi Kroacia Serbisë dhe “Putinit të vogël – Vucic’it”, po ja ofrojnë shqiptarët.

Limaj ka thane ne Rrokum Roll se ka kalue koha e takimeve ku bahen fotografite. Ai ka thane se duhen rezultate nga keto takime, te cilat, thote se mungojne. Me kete, Limaj i referohet takimeve te qeverive te Kosoves dhe Shqipnise.

Ai ka thane se, rrugen Prishtine-Tirane po e shfrytezojme vetem per me shkue ne kafeteri.

Pengesa ma shume ka ne kufinin Kosove-Shqipni se sa ne vendet tjera. Bizniset kane probleme te shumta ne relacionin Kosove-Shqipni, thote nder te tjera, Limaj.

Per Rrugen e Kombit, Serbia ka qene ekstremisht kunder, nga tuta se Kosova mundet me u bashkue me Shqipnine.

“Serbia ka dashte me dergue autostraden ne Leskovc”, sqaron ai.

Limaj thote se Serbia mundet me fol vec per autostraden e saj Nish-Merdar.

Ai ka fole edhe per deklaraten qe Kuvendi i Kosoves po e pregadite per me kerkue nga BE’ja heqjen e Demarkacionit si kriter per liberalizimin.

I pari i Nismes ka thane se Komisioni i Jashtem nuk mundet me fole ne emen te Parlamentit, tue thane se nuk ka koncensus politik per deklaraten e Kuvendit per liberalizimin e vizave drejt BE’s. Bile, Limaj e ka quejt degradim perziemjen e Komisionit te Jashtem ne kete cashtje, sepse sic thote ai ata munden me fole vetem ne emen te Komisionit.

Limaj tue fole per Demarkacionin ka sqarue se nuk ka pretendime ndaj Malit te Zi.

“Djall mbrenda dhe engjull jashte, s’mundesh me marre respekt nga askush” ka thane Limaj ne vazhdim tue thane se BE e din aktualitetin ketu.

“S’mundemi me luejt rolin e liderve te Ballkanit para nderkombetareve, sepse ata qeshin me neve”./Rrokum.TV