Fatmir Limaj rizgjedhet n’krye të NISMA’s social-demokrate!

Vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatë ka marrë Fatmir Limaj për me u konfirmue në krye të partisë që e bashkëthemeloi me Jakup Krasniqin.

Në Kuvendin e Parë Zgjedhor të Nismës për Kosovën ai ka marrë 502 vota.

E sapo asht konfirmue si kryetar partie, Limaj ka thanë se për dy vjet qendruen të bashkuem njerëz të vullnetit e të pakënaqun me gjendjen në vend.
“Na ju bashkuem me vullnet e dëshirë, me zemër dhe na arritëm që për nji kohë të shkurtë të futemi në parlament”, ka thanë Limaj.

“Në zemër të Nismës do të jetë koncepti social-demorkat. Kosova ka nevojë për parti social-demokrate. Dhe Kosova e ka partinë social demokrate, Nismën për Kosovën”, ka thanë Limaj, teksa ka shtue më pas se janë të gatshëm të bashkëpunojmë me çdo forcë politike që ka qëllim interesat kombëtare.

Fatmir Limaj i NISMA’s pa kundërkandidat

Jakup Krasniqi, n’emën të komisionit kandidues të Nismës për Kosovën, ka tregue se kandidat i vetëm për kryetar të kësaj partie në nji mandat 4 vjeçar asht Fatmir Limaj.

Tash ka nis votimi për kryetarin.