Fatmir Limaj kerkon me dalë para drejtësisë ata që sulmuen Presidencën

Lideri i Nismë’s për Kosovën, Fatmir Limaj ka shpreh shqetësim dhe denon sulmin ndaj ndërtesës së Presidencës së Republikës së Kosovës.

Qe postimi i plotë i Fatmir Limajt në Facebook:

Shpreh shqetësimin tim dhe e dënoj sulmin vandal ndaj ndërtesës së Presidencës së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë sulm si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe krijon pasiguri për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kërkoj nga policia dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e kësaj vepre. FL