Fatmir Limaj kerkon mobilizim për 26 Marsin

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka akuzue Mustafën e Thaçin se i kanë zhgënjye qytetarët e Kosovës që i kanë votue ata.

“Jemi takue me bujq, studentë, mërgimtar anekënd Kosovës dhe të gjithë pa dallim politik kemi has në nji za të gjithë të pakënaqun dhe të tradhtuem nga ky regjim kriminal”, ka thanë Limaj.
Ai ka ftu të gjithë që këtë javë që ka mbet të dalin aktivistët e qytetarët nepër fshatra e lagje dhe të punojnë për t’u masivizu.

“Ju ftojmë që të jemi bashkë më 26 Mars për dorëheqjen e ketij regjimi. Ata do largohen dhe nuk ka asnji dilemë por na kerkojmë që sa ma shpejt. Ata po e testojnë vendosmëninë tonë dhe na jemi të vendosun që Kosova asht atdheu jonë”, ka thanë Limaj.