Fatmir Limaj me shokë shpallen të pafajshëm në rastin ‘Kleçka’

limaj

Gjykata e Apelit e ka shpall të pafajshëm deputetin, Fatmir Limaj dhe të tjerët për rastin “Kleçka”.

Nji trup gjykues i përbamë prej dy gjyqtarëve të EULEX’it dhe nji vendas, ka hedh poshtë ankesën e Prokurorisë – si të pabazueme.

Burime të Insajder nga Gjykata kanë thanë në kushte anonimiteti se aktgjykimi që Limajn dhe 9 të tjerët i rishpall të pafajshëm asht nxjerr dy muej ma parë, por ende nuk asht publiku.

“Ankesa e Prokuroris asht hedh poshtë dhe asht vërtetu aktgjykmi i shkallës së parë”, ka thanë nji burim tjetër.
Në Gjykatën e Apelit nuk kanë fol për këtë me arsyetimin se ende nuk asht publiku aktgjykimi.
Pa u publiku ky aktgjykim nuk kanë dasht të flasin as në ekipin mbrojtës të Fatmir Limajt.

Apeli i ka dhanë fund këtij procesi të gjatë që ka nis pesë vjet ma parë.

Limaj dhe të tjerët janë shpall dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë.

Rasti Kleçka kishte shkue në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, mbasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpall të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.

Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës.

Mes tjerash akuzohej se kishte urdhnue vrasjen e dy serbëve.

Vrasjen e tyne pretendohet se e kishte krye Agim Zogaj i njohun si dëshmitari “X”.