Fatmir Limaj në Drenas po kerkon monitorim nderkombëtar!

Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, përmes nji statusi në Facebook, ka thanë se në Drenas po bahen shantazhe ndaj qytetarëve për shkak të votave, e për këtë ai ka kërkue që këto zgjedhje me u monitorue nga nderkombëtarët.

Limaj fton vëzhgues të pamvarun, organizatat që monitorojnë zgjedhjet në Drenas e monitorues nderkombëtar në vezhgimin e procesit zgjedhor në Drenas, mbasi, simbas tij, po përdoren masa kundër procesit demokratik zgjedhor.

 

Ky asht statusi i tij i plotë:

 

Turpi i këtij shteti të kapur ka zbarkuar i tëri në Drenas, dhe nuk po lenë formë pa përdorur për të ngulfatur vullnetin e qytetarëve të Drenasit me darka të dhunshme, me shantazhe dhe frikësime, sepse e kanë parë se Drenasi ka vendosur të ndryshoj.

Dje ata vazhduan edhe me mbyllje të shkollave në fshatra të Drenasit, duke detyruar nxënës e mësimdhënës t’ju shkojnë në tubimet e tyre partiake.

Ftoj vëzhgues të pavarur nëse ka mbetur ndonjë, ftoj organizatat të monitorojnë se çfarë po ndodh në Drenas, ftoj mediet t’i përcjellin zhvillimet në këtë komunë, sepse është rasti që për herë të parë qytetarit të Drenasit të mos i devijohet vullneti i tij.

Gjithashtu, ftoj edhe monituruesit ndërkombëtar këtu në Kosovë që të angazhohen e të mbikqyrin zgjedhjet në Drenas.
Nëse të gjithë kontribuojmë në këtë aspekt atëherë do të mundemi që ta ndalojm aparatin shtetëror që të mos përdorë shtetin kundër procesit demokratik zgjedhor.

F. L