Fatmir Limaj: Nisma s’ka vija të kuqe, e gatshme me hy në koalicion me çdo subjekt politik, edhe me PDK

nisma.jpg

Na nuk kemi vija të kuqe me askend. Ajo çka neve na bashkon asht vizioni, program objektiv për me ndryshue gjendjen. Kushdo që asht rreth kësaj, te na mundet me gjete nji bashkepunetor.

Kështu tha Fatmir Limaj, kryetari i partisë Nisma për Kosovën, në nji intervistë për Radion Europa e Lirë, kur u pyet se a ka Nisma vija të kuqe për koalicion me ndonjë subjekt politik në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme.

E rëndësishme është që Nisma për Kosovën po fuqizohet. Indikatorët na tregojnë në terren se ne po fuqizohemi dhe është dyfishuar numri, dhe si alternativë po pranohet dhe po respektohet qëndrimi i saj që e ka mbajtur tash e dy vjet, si në parlament apo jashtë tij. Po shihet si një parti politike e cila e mban fjalën, u qëndron marrëveshjeve, është konstruktive dhe u qëndron besnik votuesve të vet për ndryshime dhe kjo është reflektuar anekënd Kosovës dhe këtë jemi duke e parë në çdo qytete të Kosovës.
Ne nuk kemi vënë vija të kuqe me askënd. Ajo çka neve na bashkon është vizioni, programi objektiv për ta ndryshuar gjendjen. Kushdo që është rreth kësaj, te ne mund të gjejë një bashkëpunëtor”, tha ai.