Fatmir Limaj përfundimisht triumfon ndaj drejtësisë!

Gjykata e Apelit e ka shpall përfundimisht të pafajshëm Fatmir Limajn lidhun me rastin e ashtuquejtun “Kleçka”.

Mbas këtij vendimi, të cilin e ka sigurue Indeksonline, Limaj triumfon përfundimisht ndaj ndjekjes shumëvjeçare si i dyshuem për krime lufte.

Me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, konfirmohet aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 17 Shtator 2013, tue u hedh poshtë ankesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Pastërtia e luftës së Fatmir Limajt u vërtetu dy herë nga Gjykata e Hagës, dy herë nga EULEX’i dhe tash përfundimisht edhe nga Gjykata e Apelit.

Simbas përllogaritjeve, Limajn deri tash e kanë gjykue mbi 20 gjyqtarë ndërkombëtarë, tue e rikonfirmu pafajësinë e tij dhe luftën e pastër të UÇK’s.