Fatmir Sejdiu: Due me u rikthye në krye të LDK’s

Ish kryetari i Kosovës Kosovës dhe i LDK’s, Fatmir Sejdiu, si zakonisht në daljet e rralla të tij publike, edhe kësaj here në nji intervistë për ‘Te Sheshi’, ka ba fajtor liderin e LDK’s, Isa Mustafa, për humbjen në zgjedhje dhe moskëndelljen e partisë, të cilën ai vet e kishte drejtue menjiherë mbas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Ai e ka pohue se asht i interesuem shumë që të kthehet në krye të partisë, të cilën e drejtoi për nji kohë mbas vdekjes së ish presidentit, Ibrahim Rugova.

“Unë kam thanë se nëse LDK’ja e sheh të nevojshme që unë të marrë përgjegjësitë e veçueme, këtë rast edhe të postit të kryetarit, edhe sot jam i gatshëm. Absolutisht po. Dhe, e them me plotë gojën, pikërisht tue pasë parasysh se çfarë zhvillimesh të damshme po ndodhin në parti. Ju e keni pa se kam dhanë dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm dhe si Kryetari Nderit, pikërisht për shkak të pakënaqësive se qysh po ecin proceset dhe mënyrën e punës se qysh asht tue u ba…”.

Shperndaje në: