Fatos Klosi: Këto janë tri krimet që tutin Sali Berishën nga drejtësia

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetnor të Shqipnisë, Fatos Klosi, gjatë nji interviste për Shqiptarja.com, thotë se Sali Berisha ka shumë gjana për me u tutë nga Reforma në Drejtësi.

Klosi pohon se edhe pse Berisha asht tregue i kujdesshëm, tue shmangë përgjegjësinë individuale dhe tue u mshef mbas vendimeve kolegjiale, ai duhet me qenë subjekt i drejtësisë së re.

Klosi përmend tri ngjarje të randa, të cilat simbas tij, e veshin me përgjegjësi Sali Berishën, tue ju referue 21 Kallnorit, Gërdecit dhe Rrugës së Kombit.

I pyetun për koalicionin qeverisës, Klosi thotë se nuk sheh asnji arsye që koalicioni të prishet. Madje, ai fton Ramën dhe Metën për nji rikonfirmim të aleancën në 2017, për me garantue nji mandat të dytë qeverisës.