Faysal Cheffou, ishte terroristi me kapele n’aeroportin e Brukselit

Asht identifiku terroristi i tretë i sulmeve n’aeroportin e Brukselit, personi që mbante kapele.

Ai asht identifiku nga shoferi i taksisë që çoi treshen terroriste n’aeroport.

Bahet fjalë për Faysal Cheffou, i cili punonte si gazetar i lirë.

Lajmin e ka ba të ditun gazeta belge Le Soir, derisa Cheffour u ndalu t’Ejten dhe arrestimi i tij u konfirmu dje, mbas marrjes së gjatë në pyetje.

Në video, Cheffou ban nji reportazh për kushtet e refugjatëve në nji qendër pritje, ku thotë se policia nuk u jep ushqim, sepse janë muslimanë.