FBI arreston 5 veta për sulmin në Manhattan

FBI ka arrestue pesë vetë në Brooklyn, që munden me pasë lidhje me shpërthimin e nji nate ma parë në Manhattan.

Të dyshuemit janë kapë përgjatë autostradës Belt Parkway, me nji tufë armësh në kerrin e tyne. Ndërkohë, autoritetet kanë zbulue edhe tri bomba artizanale në stacionin e trenit në Elizabeth, New Jersey.

I tanë rrjeti verilindor i trenave ka me pasë vonesa, për shkak se policia po heton tanë korridorin që nga Aeroporti “Newark”.