FBI arreston nji shqiptar për terrorizëm

Sajmir Alimehmeti nga Bronx i New York’ut ndihmoi nji agjent të infiltruem me shkue në Siri

Nji 22 vjeçar shqiptar asht arrestue në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, me akuzën për terrorizëm.

Ai asht Sajmir Alimehmeti i cilësuem si element i rrezikshëm me prirje ekstremiste. Ai u arrestue në banesën e tij në Bronx të New Yorkut, nga agjencia amerikane antiterror dhe FBI.

Televizioni CBS New York, raporti se shqiptari ishte në hetim tash 18 muej, kohë gjatë të cilës ai u përpoq me ndihmue nji person që donte me shkue në Siri, pa e ditë se ai ishte nji agjent i infiltruem i FBI’s.

Mësohet se Alimehmeti asht ndalue dy herë në vitin 2014 tue hy në Angli. Mbas kësaj, Britania kishte njoftue FBI. Shqiptarit iu gjetën në telefon aplikacione të kodueme për me komunikue me persona të tjerë, si dhe disa thika e pajisje të tjera luftarake.

Simbas prokurorëve amerikanë, nëse shpallet fajtorë për akuzën e terrorizmit, shqiptri rrezikon deri në 30 vejt burg.