FBI arreston personin që thuhej se planifikonte vrasjen e Presidentit Obama

FBI ka konfirmue arrestimin e nji personi nga Massachusetts, SHBA, nën akuzat se po planifikonte me vra Presidentin amerikan Barak Obama, shtetas që kishte nji depozitë masive me armë të mshefta në banesën e tij.

Simbas nji dokumenti federal të marrë nga prestigjiozja “Fox News”, Joseph Gargiulo zotnonte nji depozitë të madhe municionesh, armësh dhe eksplozivësh, të cilat u zbuluen nga hetuesit, gjatë bastisjes në shtëpinë e 40-vjeçarit.

FBI tha se ka marrë nji informacion në Korrik, nga individë afër Gargiulo, se ai kishte shprehë disa herë, jo vetëm dëshirën e tij për me vra presidentin Obama, por edhe se po mendonte nji atentat të mirëfilltë.

“Garguilo kishte shprehë dëshirën për me vra Obamën, që kur Presidenti ndodhej në nji fushë golfi në Vineyard dhe kishte thanë se kishte humbë nji mundësi shumë të mirë, transmeton “Fox News”.

Ai kishte të mshefta në banesë nji pushkë AR-15, dhe ishte në zotnim të nji numri të madh të armëve të tjera, përfshi edhe disa lloje thikash, simbas dokumenteve të gjykatës.