FBI dhe CIA japin nji lajm për terrorizmin dhe ISIS

Edhe nëse mposhtet grupi militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak, kjo gja nuk ka me i ndalë kërcënimet për botën e civilizueme, ka thanë drejtori i FBI, James Comey.

“Kërcënimi, që unë mendoj se ka me dominue në pesë vitet e ardhshme për FBI, ka me qenë ndikimi i shtypjes së kalifatit, gja e cila po ndodhë”, ka thanë në nji konferencë për media, Comey.

“Shumë vrasës nuk kanë me vdekë në fushën e betejës. Ata kanë me arritë me pshtue”, ka thanë tutje ai.

Comey ka parashikue se shumë luftarë militantë kanë me ikë për në vendet në perendim të Europës, tue tentue që të kryejnë sulme të ngjashme si ato të Parisit dhe Brukselit, ndërkaq, militantë të tjerë kanë me sjellë luftën në Shtetet e Bashkueme.

Drejtori i CIA, John Brennan asht pajtue se shumë luftarë, të cilët nuk kanë me u vra në fushëbetejë, kanë me u mundue me u kthye në vendet e tyne të origjinës dhe të kryejnë sulme terroriste atje.

Ai ka vnue në dokje se Al-Qaeda në Irak asht pakësue për nga numri i luftarëve, por që ende ka gjasa që të rishfaqet sikurse IS’i.