FBI heton dokumentet e rreme që kanë të bajnë me fushatën e Hillary Clinton

Agjencia Reuters ka raportue se hetimet e agjencisë amerikane FBI, lidhun me ndërhymjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkueme, janë zgjanue në dokumentet e falsifikueme, që sugjerojnë se fushata e kandidates demokrate, Hillary Clinton, mundet me ndërmarrë masa ekstreme, siç asht edhe “skenari për trazina civile”, për me sigurue fitoren.

Zyrtarë të inteligjencës së Shteteve të Bashkueme privatisht kanë tërheqë vërejtjen se fushata ruse për shkatërrimin e besueshmënisë së zgjedhjeve, mundet me pasë lëvizë përtej depërtimit dhe rrjedhjes së emailiave të Partisë Demokratike, tue postue dëshmi të imagjinueme për vjedhje të votave ose dezinformata të tjera, raporton Reuters.

Raportohet se FBI po e shqyrton nji memorandum elektronik prej 7 faqeve, të postueme në rrjetin Twitter, më 20 Tetor, nga personi Roger Stone, nji operativist republikan dhe ish-ndihmës i kandidatit republikan për president, Donald Trump, që e ka logon e Fondacionit Clinton dhe kompanisë për hulumtime të opinionit, Benenson Strategy Group.

Në memorandumin e titulluem “Programi i Pshtimit”, që asht identifikue si “i falsifikuem” nga fushata Clinton dhe Fondacioni Clinton, pretendon se rejtingu i saj në hulumtime të opinionit ka ra dhe ka ba thirrje për “ndryshime të ashpra të strategjisë për Nandor”, që mundet me përfshi “skenar të trazinës civile” dhe “sulm radiologjik” me bomba “të pista”, për shkatërrimin e votimeve më 8 Nandor.