FBI heton lidhun me përfshimjen e Rusisë në sulmet kibernetike!

Fushata e kandidates demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, tha se agjencia FBI po zhvillon hetime nëse Rusia ka dorë në depërtimin dhe rrjedhjen e e-mailave të nji këshilltari të naltë, gjatë javës së kalueme.

Kryesuesi i fushatës, John Podesta tha se ka mësue për hetimet gjatë fundjavës, kur ishte kontaktue nga FBI, për sulmet në e-mailat e tij, disa prej të cilëve janë publikue nga faqja në Internet, WikiLeaks, më 7 Tetor.

Podesta tha se i asht thanë se ato janë perfshi në hetimin që po zhvillohet lidhun me sulmet kibernetike kundër organizatave të Partisë Demokratike nga inteligjenca e Rusisë.

Këto komente u banë derisa Shtëpia e Bardhë ka njoftue se presidenti amerikan, Barack Obama, po i shqyrton opsionet për “përgjigje proporcionale” për verifikimin e incidenteve lidhun me ndërhymjet ruse.