FBI i çon Kongresit raportin hetimor për Hillary Clinton

hillary clinton

FBI i ka dërgue Kongresit nji raport të dhanë nga Departamenti i Drejtësisë muejin e kaluem ku shpjegohet pse nuk asht rekomandue asnji akuzë mbas skandalit të emaileve për Hillary Clinton.

Vendimi për të sigurue materialin hetimor në nji rast asht jashtëzakonisht i rrallë, raporton “CNN”.

Raporti përfshin shënimet nga intervistat e Clintonit dhe dëshmitarëve të tjerë në hetim.

Theksojmë se FBI nisi nji hetim para pak kohësh, mbi kandidaten Demokrate për Presidente, mbas publikimit të emailve nga llogaria e saj, kur ishte  Sekretare e Shtetit.

Shënimet, e quejtuna “302s”, përfaqësojnë memorandumet e nji agjenti të FBI’s në intervista dhe ka me u ofrue së bashku me materiale të tjera hetimore.

Për shkak të statusit të tij “konfidencial”, raporti nuk mund të ndahet ligjërisht me publikun.