FBI mbaron hetimin ndaj Hillary Clinton: E pafajshme

Në nji letër drejt Kongresit, drejtori i Byrosë Federale James Comey ka thanë se kjo agjenci i ka dhanë fund hetimeve dhe nuk ka ndryshue asgja në qëndrimin e saj.

Në Korrik, ai kishte thanë se Clinton ishte e pakujdesshme, por nuk kishte ba asnji krim me materialet sensitive në e-mailin e saj privat sa ishte sekretare e shtetit.

Çashtja ishte ngritë përsëri kur u gjetën “prova” të reja në e-mail.

“Tue u bazue në hulumtimet tona, nuk kemi ndryshue asgja në konkluzionet që kemi shprehë në Korrik”, ka thanë Comey në letrën dërgue Kongresit.

SHBA’të votojnë të Martën për presidentin e ri.